Monday, 27 July 2026 · Prishtinë LIVE
LIVE · Lajmi i fundit
● ‘Pijama’-ve të kujt po i këndojnë Dorandd dhe Uksavage?● Konjufca: PDK mbajti qëndrimet e vjetra, LDK tregoi gatishmëri më të lartë për zgjidhje● Kurti: Përgjegjësia për presidentin nuk i përket vetëm një partie● Raketa ruse godet ekspozitën e armëve të Kievit, të paktën 6 të vdekur e disa të lënduar● Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington● Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje një këmbësor● Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit● Ngjarje e rëndë: Një person i vdekur në Strellc të Deçanit● Trump godet Iranin nga baza ajrore britanike për herë të parë, bombarduesi amerikan u nis nga RAF Fairford● Operacioni i AKI-së, goditet rrjeti i rekrutimit të punëtorëve me skuter nga Turqia● AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit● Komuna e Prishtinës me njoftim: Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë shkak i punimeve● Tragjike/ Rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, gjenden të vdekur tre shqiptarët● Oligarkët duhet të paguajnë për luftën/ Putin: Kush nuk bindet rrezikon shumë…● Ilir Kulla shpërthen ndaj ministres serbe: Milosevići theu qafën në Kosovë● Lonely, reperi me maskë lanson projektin ‘Bebe’● Fundi nuk duket, SHBA-Iran në një luftë pa epilog● 10 MILIONE DOLLARE KUSH VRET DONALD TRUMPIN● SHBA nis valën e re të sulmeve ndaj Iranit, në shënjestër aftësitë ushtarake● Nuk ka paqe, SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Garda Revolucionare godet bazat amerikane

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

Perparim Beqiri
Perparim Beqiri
🕒 July 22, 2026 · 5 days më parë

Agjencia për Menaxhimin e Emergjent (AME), mbështetur në paralajmërimin e hershëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

AME tregon edhe për rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme nga ky mot që pritet të mbretërojë sot.

“Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive; Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta; Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike; Pengesa në sistemet e telekomunikacionit; Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike; dhe, Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët”, tha AME në njoftimin për media.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjent ka lëshuar edhe disa udhëzime sigurie për qytetarët.

“Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme; Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike; Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji; Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri. Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit”, shkroi AME.

Për çdo rast emergjent, AME këshillon që të kontaktoni pa pagesë në Qendrën Operative Emergjente 112, Policinë e Kosovës 192, Zjarrfikësit 193 dhe Ndihmën e Shpejtë 194.